Kategori: Lajme dhe njoftime

Praktikat mësimore pranë profesionistëve të fushës

Shoqëria Albpetrol sh.a informon të gjithë studentët dhe personat që po kryejnë studimet pas universitare se mund të kryejnë Praktikat Mësimore pranë administratës qendrore apo qendrave të punës të shoqërisë tonë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa qendrat e punës ndodhen në Fier, Ballsh, Kuçovë, Gorisht dhe Patos.

Praktikat mësimore pranë shoqërisë Albpetrol sh.a janë një mundësi e përkryer për të gjithë të rinjtë që po arsimohen në fushën e naftës, por jo vetëm. Përmes praktikave të punës të rinjtë do të marrin njohuri nga një staf i kualifikuar, do të mësojnë teknikat që përdoren, por ndërkohë do të mësohen edhe me ndjenjën e përgjegjësisë. Duke punuar ngushtësisht me ekipin drejtues të Albpetrol sh.a dhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse, të rinjtë do të marrin një eksperiencë shumë të vlefshme që do t’u shërbejë më pas edhe për tregun e punës.

Praktika mësimore pranë Albpetrol sh.a është pa pagesë. Albpetrol ofron të ndihmojë praktikantët me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara, si dhe një vlerësim në fund të praktikës. Nëse periudha e praktikës njihet nga institucioni arsimor ku studioni apo jo, varet tërësisht nga ky institucion, por Albpetrol qëndron e gatshme t’ju ndihmojë për njohjen e kohës dhe punës suaj në shkëmbim të krediteve.

Për të rinjtë më të shkëlqyer shoqëria Albpetrol sh.a mund të ofrojë edhe mundësi punësimi pas përfundimit të studimeve.

 

Fushat ku mund të aplikoni:

Arsimi i lartë

Inxhinieri Nafte

Gjeologji

Inxhinieri Mekanike

Inxhinieri Elektrike

Inxhinieri Elektronike

Inxhinieri Mjedisi

Inxhinieri Ndërtimi

Kimisit

Informatike dhe IT

Juridik

Financë-Kontabilitet

Burimet njerëzore

Arshivist

Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

 

Arsimi i mesëm profesional

Elektroteknik

Instalime Elektrike

Hidraulik

Mekanik

Teknolog

 

Kualifikimet e nevojshme:

Arsimi (Të jenë aktualisht studentë apo të sapo të diplomuar)

Gjuha e huaj (Të dijë Anglisht)

Letra reference (Siç shpjegohet në formular)

CV

Letër motivimi përse aplikon (Siç shpjegohet në formular)

 

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni në adresën: bnj@albpetrol.al

Kliko ketu për të shkarkuar formularin.

Njoftim Ankandi me Objekt Shitje Skrapi

  1. Autoriteti shites: Albpetrol sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7
  1. Data e zhvillimit te ankandit: 03/12/2018
  1. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Procedure e hapur
  1. Objekti i Shitjes: Shitje skrapi
  1. Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shitje skrapi celiku i dale nga makineri dhe pajisje te nxjerra jashte perdorimit, ne administrim te Albpetrol sha, ne sasi totale 2 368 055 kg.
  1. Vlera fillestare: 48 030 405 (dyzet e tete milion e tridhjete mije e katerqind e pese) leke pa TVSH.
  1. Vendi i zhvillimit te ankandit: Albpetol Sha Patos, Salla e mbledhjeve , kati i II-të.
  1. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: Data 03.12.2018 ora 12:00.
  1. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te terhiqen prane autoritetit shites: Albpetrol sha, Drejtoria e Prokurimeve, Kati i dyte, duke paraqitur nje kerkese me shkrim dhe mandatin e pageses ne banke te shumes prej 2,000 leke per terheqjen e dokumentave te ankandit.

Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.
  1. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentat e ankandit.

 

 

ADMINISTRATOR

 Kastriot BEJTAJ

Nxënësit e shkollës “Petro Sota” fillojnë praktikat mësimore pranë Albpetrol sh.a

Shoqëria Albpetrol sh.a filloi sot (26 Tetor 2018) një nisëm të re në shërbim të komunitetit lokal dhe shkollave të mesme profesionale të zonës duke hapur praktikat mësimore për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. Sot, një grup me nxënës të shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” të qytetit të Fierit zhvilluan disa orë praktikë mësimore në Qendrën e Prodhimit të Naftës në Kuçovë dhe në Uzinën Mekanike.

Nxënësit e profileve të ndryshme panë nga afër praktikat dhe metodat e punës në industrinë e naftës. Gjatë vizitës në Uzinën Mekanike ata u njohën më konkretisht me disa nga proceset kryesore të punës.

Kjo praktikë mësimore do të vijë së shpejti edhe me Studentët e Fakulteteve, të cilët dëshirojnë të kryejnë praktikat mësimore pranë shoqërisë Albpetrol sh.a për degët Inxhinieri; Financë; IT; Burime Njerëzore; Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun etj.

Zjarrfikëset e Albpetrol në ndihmë të banorëve të Koshovicës

Zjarrfikëset e Albpetrol në ndihmë të banorëve të Koshovicës

Reparti i Specializuar i Zjarrfikësve të Albpetrol sh.a është vendosur pasditen e datës 26 Shtator 2018 në ndihmë të banorëve të Qafës së Koshovicës në rrethin e Fierit. Tokat e banorëve, kullota, ullishte dhe pyll janë prekur nga një zjarr i fuqishëm, i cili ka përparuar me shpejtësi. Tre mjete zjarrfikëse të shoqërisë Albpetrol sh.a dhe disa punonjës kanë shkuar në vendin e zjarrit dhe i janë bashkuar aksionit, i cili koordinohej nga Prefektura Fier.

Për më shumë se katër orë zjarrfikëset e Albpetrol sh.a kanë luftuar me flakët dhe kanë mundur të ndalojnë përhapjen e zjarrit në sipërfaqet e tjera. Në orët e mbrëmjes forcat zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll zjarrin. Ky nuk është rasti i vetëm që reparti i Avari-Shpëtuesve dhe punonjësit e Albpetrol sh.a vihen në shërbim të komunitetit lokal të rrethit të Fierit. Punonjësit e Albpetrol sh.a dhe mjetet e kompanisë do të jenë gjithmonë në shërbim të komunitetit lokal në zonat ku ne ushtrojmë aktivitetin dhe jo vetëm.

E vërteta e situatës në Zharrëz

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron deklaratat e bëra në media nga një grup banorësh të Zharrëzës në rrethin e Fierit, të cilët pretendojnë se janë helmuar nga gazrat e naftës të derdhur nga Albpetrol sh.a. Në lidhje me këtë situatë ju sqarojmë sa më poshtë:

Mesnatën e datës 18 Shtator 2018 shoqëria Albpetrol sh.a është njoftuar për pretendimin e disa banorëve të zonës së Zharrëzës se kishin hasur probleme shëndetësore nga gazrat dhe se këta banorë janë shtruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Albpetrol sh.a ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë, të cilët në orën 00:50 të datës 19 Shtator 2018 kanë shkuar në vendin e pretenduar se kishte ndodhur problemi. Ekspertët e Albpetrol sh.a kanë krer matjet e ajrit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat. Matjet janë bërë në pikën ku po kryhej derdhja e ujit, e cila presupozohet që të jetë burimi i ndotjes. Matjet e ajrit të kryera në këtë pikë nuk arrinin as vlerën 5 ppm, e cila është vlera më minimale që shkakton edhe rënien e alarmit. Matje në terren ka kryer edhe Drejtoria Rajonale Mjedisore dhe rezulton se nuk ka ndotje nga gazrat apo produkte të tjera hidrokarbure. Pra, nga të gjitha matjet dhe analizat e kryera nuk rezulton prezencë gazi në ajër.

Nga verifikimi në terren ka rezultuar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme. Në të gjithë zonën e Sharrzës, zonë mjaft e populluar, këta janë personat e vetëm që pretendojnë që kanë probleme shëndetësore si pasojë e gazit apo produkteve të tjera hidrokarbure. Kjo ngre pikëpyetje dyshimi në lidhje me arsyen e vërtetë të pretendimeve.

Përfaqësuesit e Albpetrol sh.a dhe mjeku i shoqërisë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier për të ndjekur nga afër situatën. Personat që kanë shkuar gjatë natës në spital janë trajtuar nga mjekët dhe më kanë lënë ambientet pas disa orësh.

Sipas informacionit zyrtar të Spitalit Rajonal Fier, me nr. Prot 2524/1, datë 19.09.2018, “Personat e paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier pretendonin për helmim nga gazi, por referuar të gjitha egzaminimeve të kryera nga mjekët e urgjencës dhe mjeku specialist toksikolog, diagnoza nuk shkon për Suspekt Toksikim Akut Gazi. Një nga personat e paraqitur ka rezultuar se kishte konsumuar alkol në masën 0.73 mg/l”. Mjekët e spitalit kanë sqaruar se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, personat janë larguar nga spitali. Një prej tyre ka refuzuar të marrë ndihmë shëndetësore ndërsa një person tjetër nuk ka pranuar të vazhdojë kurën. Në spital nuk është paraqitur asnjë person tjetër që të pretendojë për probleme shëndetësore përveç shtatë personave që ndodheshin në lokal duke konsumuar pije dhe ushqime.

Ndotjet në zonën e Zharrzës janë krijuar paralelisht me industrinë e naftës në këtë zonë dhe konsiderohen si ndotje të vjetra historike dhjetëra vjeçare. Albpetrol sh.a ka marrë masa konkrete për përmirësimin e mjedisit në këtë zonë.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm do t’ju informojmë në kohën më të afërt.

Albpetrol SHA Patos Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

ALBPETROL SHA PATOS

FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT

[Data 18.09.2018]

Nga : Albpetrol sha, Patos

Për : “Tosk Energji” sha, Tirane

* * *

Procedura e ankandit : (Ankand i Hapur)

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 56,000 ton”. Kohezgjatja e kontrates eshte 150 dite nga data e lidhjes se kontrates.]

Cmimi minimal i shitjes i llogaritur eshte : Ne kushtet FOB 74.5 % e Çmimit Brent + K, ne pikat e levrimit te “Albpetrol” sha 74.5 % e Çmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombetare “Dita“ dhe “Panorama“, gazeta e botuar ne gjuhen angleze “Albanian Daily News“, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al [datat nga 6 deri ne 14 Gusht 2018]

Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara:

Operatori ekonomik “Tosk Energji” sha NUIS L51817007A ka ofruar per kete ankand çmimin:
Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

74.5% e cmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K

K=0.0105 USD/bbl

Operatori ekonomik “Izvor 99” sha me NUIS K82916488T ka ofruar per kete ankand çmimin:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

74.5% e cmimit Brent – 3.26USD/bbl + K

K=0.15 USD/bbl

Jane skualifikuar ofertuesit e meposhtem:

Operatori ekonomik “Izvor 99” sha me NUIS K82916488T per arsyet e meposhteme:

Nga shqyrtimi dhe vleresimi i teresise se dokumentacionit te paraqitur nga subjekti “IZVOR 99” sha, si dhe nga verifikimi ligjor i informacionit/dokumentave, rezulton se, nuk ploteson kriterin per kualifikim te percaktuar ne paragrafin ‘c’, te pikes 2.1 te rubrikes 2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT, te Shtojces 5 te DSA, si dhe nuk eshte ne perputhje me VKM nr.970 date 2.12.2015, pasi riaplikimi sipas kritereve qe percaktohen ne VKM nr.970 date 2.12.2015, eshte refuzuar nga Qendra Kombetare e Biznesit.

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “Tosk Energji” sha NUIS L51817007A, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

74.5% e cmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K

K=0.0105 USD/bbl pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni te lutur të paraqisni pranë Albpetrol sha, rruga Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës ne vleren 255,159,206 (dyqind e pesedhjete e pese milione e njeqind e pesedhjete e nente mije e dyqind e gjashte) Leke, ne masen 10% te vleres se perllogaritur te kontrates, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe te nenshkruani kontraten brenda 15 (pesembedhjete) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do te anullohet, siç parashikohet në piken 16/b te Urdherit nr. 83 date 10.02.2012 “Per rregullat dhe procedurat e shitjes se produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 10.09.2018.

Nuk ka patur ankesa

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: E vërteta e ristrukturimit të Albpetrol

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh keqardhje për deklarimet e bëra në media nga deputeti i subjektit politik Partia Demokratike z.Luan Baçi referuar reformës që po kryhet në shoqërinë Albpetrol. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjen rastin të hedhë poshtë si të pavërteta spekulimet e bëra nga deputeti dhe sqaron opinionin publik sa vijon:

Shoqëria, Albpetrol sh.a ka hyrë në fazën e ristrukturimit, një proces i nisur në Janar 2018 dhe që ka si synim përmirësimin e treguesve të punës dhe treguesve ekonomiko financiar të shoqërisë. Pas një analize të thelluar të situatës së kompanisë, dhe bazuar në ristrukturimin e përgjithshëm që po i bëhet industrisë së naftës në Shqipëri, Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë vendosi që Albpetrol sh.a të kalojë përmes një ristrukturimi Organizativ, Strukturor dhe Reduktim të fuqisë punëtore.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar bisedime intensive me Sindikatën, e cila përfaqëson punonjësit e Albpetrol sh.a dhe bashkërisht është rënë dakord për kriteret që do të përdoren për procesin e ristrukturimit. Ky proces, për herë të parë, është kryer në një transparencë të plotë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave. Një komision i posaçëm i përbërë nga administrata e shoqërisë dhe përfaqësuesit e Sindikatës ka shqyrtuar strukturën organizative të shoqërisë, performancën personale të punës të punonjësve dhe ka përcaktuar kriteret e ristrukturimit bazuar në: Arsimimin; Kualifikimin profesional; Vjetërsinë në punë në Industrinë e Naftës. Madje një kriter i veçantë ka qenë që asnjë i përndjekur politik, ose familjarë të të përndjekurve politikë, të mos preken nga ristrukturimi.

Këta punonjës janë trajtuar në përputhje me legjislacionin shqiptar duke marrë kompensimin financiar sipas Kodit të Punës. Të gjithë punonjësit kanë marrë menjëherë kompensimin financiar. Në përfundim të procesit të ristrukturimit të shoqërisë, Albpetrol sh.a ka trajtuar financiarisht 459 punonjës të cilët janë larguar nga puna. Punonjësit e larguar janë të profesioneve të ndryshme ku peshën më të madhe e zënë punonjësit pa poste pune që përputhen me aftësitë e tyre dhe me arsim që nuk përputhet me postin apo me industrinë e naftës.

Gjatë kësaj periudhe, Albpetrol sh.a nuk ka punësuar asnjë person të ri në punë. Madje edhe nëse do të hapen vende të reja pune, prioritet do të kenë punonjësit e prekur nga procesi i ristrukturimit nëse plotësojnë kushtet profesionale. Të gjithë këta punonjës janë vendosur në listat e pritjes. Opinioni publik duhet ta dijë se deri 5 vite më parë, Albpetrol ishte një kompani e cila rezultonte vetëm me humbje financiare ndërsa kishte në punë mbi 3.000 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin militantë partiak pa lidhje me funksionin e punës.

Referuar pretendimit rreth Statusit të Naftëtarit, i kujtojmë opinionit publik se ndonëse naftëtarët e kërkuan prej afro një dekade fitimin e kësaj të drejte, ajo u bë realitet vetëm nga qeverisja e Partisë Socialiste gjatë vitit 2017. Në zbatim të legjislacionit në fuqi, deri më tani janë shqyrtuar dhe miratuar rreth 1800 aplikime duke miratuar dhënien e dëshminë përkatëse punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit. Në MIE kanë ardhur mbi 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies se Dëshmisë dhe procesi i shqyrtimit po vazhdon normalisht.

Referuar pretendimeve rreth Institutit Shkencor të Naftës, i kujtojmë opinionit publik se ishte pikërisht qeverisja e Partisë Demokratike që në vitin 2006, në kuadër të të ashtuquajturës reforme për shkencën, mori vendimin absurd për mbylljen e ish-Qendrës Kombëtare Shkencore te Hidrokarbure, trashëguesja e ish-Institutit te Naftës.

Pikërisht për te korrigjuar këtë vendim nga ana e qeverise dhe pët te mundësuar rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke garantuar ndërtimin e politikave të tilla, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure të cilat sikundër dihet janë shteruese, jo të rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, të vendit u ndërmor iniciativa ligjore per ringritjen e tij i cili eshte miratuar me ligjin 6/2017. Aktualisht puna është në fazën përfundimtare të përgatitjes së të gjithë akteve të nevojshme nënligjore për

Albpetrol merr pjesë në kremtimet e 100-Vjetorit të Naftës Shqiptare

“100- Vjetori i Naftës Shqiptare” u kremtua më 10 Prill 2018 përmes një konference të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albpetrol sh.a në qytetin e Kuçovës. Në këtë konferencë morën pjesë kompanitë më të mëdha të prodhimit të naftës në Shqipëri dhe figurat më të rëndësishme të industrisë së naftës ndër vite. Ndërkohë një vend i veçantë ju dedikua kompanive të shërbimit, të cilat ekspozuan pajisjet dhe teknologjitë më të fundit në fushën e naftës dhe gazit natyror.

Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917. Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës, Administratori i Albpetrol sh.a, Kastriot Bejtaj, dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme.

Më pas aktiviteti vijoi me simpoziumin shkencor, i cili u zhvillua në kinemanë e qytetit të Kuçovës. Gjatë fjalës së tij Ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës.”Ka një interes të shtuar për fushat e naftës në Shqipëri, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu”, u shpreh Ministri Gjiknuri. Ndërkohë përfaqësuesit e Albpetrol i shpjeguan ministrit dhe të pranishmëve potencialet naftëmbajtëse të Shqipërisë dhe hapat që po ndërmerren për zhvillimin e teknologjisë me qëllim rritjen e prodhimit.

DSA Shitje nafte brut, sasia 56 000 ton

  1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.
  1. Data e zhvillimit të ankandit: 14.08.2018, ora 11:00.
  1. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.
  1. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 56 000 ton.
  1. Afati i evadimit: 150 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
  1. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftes brut, sasia 56 000 ton.
  1. Vlera fillestare:

Ne kushtet FOB:

Çmimi minimal fillestar per njësi është:

74,5 %  e Çmimit Brent + K

Në pikat e lëvrimit:

Çmimi minimal fillestar për njësi është:

74,5 %  e Çmimit Brent – 3,26 USD/bbl  + K

  • 74,5 % është koeficenti i cili përfaqeson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftës, % e squfurit).
  • Brent është çmimi në $/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik.
  • 3,26 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim).
  • K- është vlera $/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).
  1. Vendndodhja e naftës brut: Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit CTF Marinëz (Bankers/HUB Fier), Stacioni Usojë, Stacioni Visokë, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë.
  1. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.
  1. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: në zyrën e protokollit Kati 1 tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 14.08.2018, ora 11:00.
  1. Data e hapjes së ofertave: datë 14.08.2018, ora 11:00, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.
  1. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me paraqitjen e një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të “Albpetrol” sha www.albpetrol.al dhe në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë www.infrastruktura.gov.al.

Dokumente me pagesë:

Po       Jo X
  1. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me poste ose dorazi, përpara datës dhe orës së zhvillimit të ankandit, në vendin e përcaktuar në dokumentat e ankandit.

 Dokumentet si me poshte:

– DSA Shitje nafte Brut 56 000 ton

– Njoftimi i ankandit-56 000 ton / Auction Announcement -56 000 ton

 

 

 

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol