Prodhimi i naftës ndër vite

/Prodhimi i naftës ndër vite
Prodhimi i naftës ndër vite2018-10-04T06:11:44+00:00

Albpetrol Sh.A në më shumë se 65 vjet eksperiencë në nxjerrjen e naftës dhe gazit, ka prodhuar naftë nga 8 vendburime ranore dhe gëlqerore, 4 vendburime gazi dhe rëra bituminoze.

Vlerësimet e rezervave të provuara të naftës deri më sot janë:

  • Në depozitimet ranore         338 696 109 ton
  • Në depozitimet gëlqerore      98 949 034 ton

Totali                                          437 645 143 ton

Rezervat fillestare të nxjerrshme    81 025 885 ton

 

Nafta e nxjerrë deri më 01.01.2018:

  • Nga depozitimet ranore           32 697 101 ton
  • Nga depozitimet gëlqerore  28 665 963.2 ton

Totali                                         61 363 064.2 ton

 

Rezervat e nxjerrshme të mbetura deri më 01.01.2018:

  • Nga depozitimet ranore     11 205 380.7 ton
  • Nga depozitimet gëlqerore 9 270 209.8 ton

Totali                                       20 475 590.5 ton

Nafta e prodhuar nga vendburimet në Shqipëri është përgjithësisht e rëndë, duke patur një densitet 8 – 38 0 API. Numri total i puseve në inventar është rreth 3130, prej të cilëve rreth 1880 janë aktiv për naftë, gaz, etj., dhe rreth 1275 puse jane në prodhim për naftë. Thellësia e puseve varion 400 – 3500 m. Debiti ditor varion 0.13 – 5.0 ton/pus. Paisjet dhe teknologjitë e përdorura në nxjerrjen e naftës janë të përshtatura për nxjerrjen e tipit të naftave viskoze dhe shumë viskoze, duke aplikuar pompat konvencionale zhytëse me piston, injektimin e holluesve hidrokarbur dhe jo hidrokarbur, pompat me burm (PCP), Jet pompat dhe fontanë (me vetë ardhje). Albpetrol Sh. a. në vite ka përdorur dhe metodat e veprimit në shtresë (EOR) për prodhimin e naftës.

Në vendburimin Patos – Marinza (objekti Nr. 2 i suitës Marinza) dhe objekti Arrëz (vendburimi Kuçovë) është përdorur metoda e injektimit të ujërave alkaline, injektimi i gazit CO2 (objekti Nr. 1 i suitës Marinza), në vendburimin Kuçovë është përdorur metoda e injektimit të avullit, ndërsa në pjesën jugore të vendburimit Patos – Marinëz (zona Kasnica) është përdorur metoda e djegies nëntokësore. Sistemi i mbledhjes, magazinimit dhe trajtimit të naftës bruto është i ndryshëm. Trajtimi dhe përgatitja e naftës për shitje është i bazuar në metodën termo – kimike.