Historiku i naftës në Shqipëri

/Historiku i naftës në Shqipëri
Historiku i naftës në Shqipëri2018-10-04T07:39:29+00:00

Prodhimi i Naftës dhe Gazit në Shqipëri merret nga dy formacione të ndryshme gjeologjike.

Prodhimi me i hershëm është ai i rërave dhe shtresave ranore të Tortonianit në Ultësirën Pran Adriatike, ose në Basenin e Durrësit, një mbushje post orogjenike kryesisht i moshës së Neogenit i cili zë pjesën më të madhe veriore të ultësirës bregdetare të Shqipërisë.

Prodhimi tjetër është prej strukturave karbonatike me moshë nga Jurasiku në Eocen, të zonës Jonike, pjesa më perëndimore e orogjenit që ndërtojnë Albanidet dhe që mbulojnë gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë, duke iu nënshtrirë gjithashtu dhe basenit të Durrësit.

Kërkimet e naftës në Shqipëri kanë nisur në vitin 1918 në rajonin e Drashovicës. Më vonë kërkimet vazhduan në depresionin e Adriatikut, pranë daljeve sipërfaqësore të shkëmbinjve ranorë bituminoz të vazhdimit të monoklinalit të Patos-Marinzës dhe në rajonin e Kuçovës.

Këto kërkime të hershme janë kryer nga kompani të huaja si AIPA (Itali), APOC (Angli), SFA (Francë), etj. Nafta bruto në Shqipëri është prodhuar nga disa vendburime naftëmbajtëse, ku më të rëndësishmit janë Patos – Marinza dhe Kuçova (në depozitimet ranore), Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul, Ballsh – Hekal, Visokë, Amonicë dhe Delvina (në depozitimet gëlqerore) dhe në disa objekte të vegjël.