Aktiviteti i shoqërisë

/Aktiviteti i shoqërisë
Aktiviteti i shoqërisë2018-09-18T08:10:12+00:00

Aktiviteti kryesor i shoqërisë është kërkimi dhe prodhimi i hidrokarbureve, i cili përfshin ciklin e plotë të punimeve sizmike, gjeologjike, mekanike, gjeofizike, kërkimin, nxjerrjen, marketimin e naftës bruto në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarisë dhe krijimin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit si dhe çdo aktivitet tjetër të mundshëm në përputhje me interesat e saj. Gjithashtu Albpetrol sh.a është kompania shtetërore e ngarkuar me monitorimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure të lidhura me kompanitë koncesionare.

Prej vitit 2003 Albpetrol zotëron të drejtën e Furnizimit me energji elektrike të klientëve të kualifikuar; Tregtimin e energjisë elektrike; Transmetimin e gazit natyror. Albpetrol sh.a disponon leje mjedisore për veprimtari me diktim në mjedise për vendburimet e naftës në zonat Kuçovë, Patos-Marinëz (Drizë +Goran), Ballsh-Hekal, Amonicë-Gorisht, për vendburimet e gazit në zonën Divjakë- Lushnje, Frakull-Fier, Povelcë-Fier, Finiq-Sarandë, rrjeti i transmetimit të produkteve të naftës dhe të gazit, vendburimin e rërës bituminoze Kasnic-Fier, Uzina Mekanike Kuçovë dhe Uzina Mekanike Patos.