Autor: alb_petrol

Njoftim punësimi – Specialist/ekspert i licencuar në vlerësimin e tokës dhe kulturave bujqësore e drufrutorëve

Shoqëria “Albpetrol” sha, në plotësim të detyrimeve ligjore që lidhen me ushtrimin e aktivitetit të saj, kërkon të punësojë, me kohë të pjesshme, një specialist/ekspert të licencuar në vlerësimin e tokës dhe kulturave bujqësore e drufrutorëve.

  • Kohëzgjatja e kontratës, 3 muaj;
  • Kohëzgjatja maksimale e punës është 20 orë në javë, në të cilën përfshihet: verifikimi, vlerësimi, përpunimi dhe përgatitja e dokumentacionit ligjor e financiar.
  • Marrëdhëniet e punës bazohen në Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive të Punës në shoqërinë “Albpetrol” sha.
  • Marrëdhëniet financiare bazohen në vendimin nr. 11, datë 4.10.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, “Për miratimin e pagave të punonjësve të shoqërisë “Albpetrol” sh.a”.

Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën e tyre me shkrim në protokollin e shoqërisë, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të dokumentit të identitetit
  • Jetëshkrimi (CV) në formatin Europass
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore
  • Kopje të noterizuar të diplomës/diplomave të arsimit të lartë, shoqëruar me listën e notave.
  • Kopje të noterizuar të licencës si vlerësues i tokës dhe kulturave bujqësore e drufrutorëve.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Shoqëria “Albpetrol” sha

Njoftim Punësimi

Pronat e lira ne Albpetrol

Albpetrol Sh. a njofton se ka në administrim prona të lira, të cilat jepen me qira.

Shoqëria “Albpetrol” Sh. a, bazuar në Vendimin nr. 54, të Këshillit të Ministrave, datë 05.02.2014, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar, ju informon se ka në administrim prona të lira, të cilat jepen me qira, për subjekte dhe individ të ndryshëm, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për lidhjen e kontratave të qirasë.

Të intersuarit mund të paraqesin kërkesën e tyre në adresën: Albpetrol Sh. A, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Kliko ketu per te pare pronat e lira ne Albpetrol

Shtojmë flotën e mjeteve teknologjike në Albpetrol

Industrisë së nxjerrjes së naftës i është shtuar tashmë një autosondë e re remonti nëntokësor.
Qendra e Prodhimit të Naftës Kuçovë, në vazhdimësinë e punës së saj, do të ketë këtë autosondë kapaciteti i së cilës është 20 ton.
– Remont i shpejt dhe efikas i puseve.
– Ndikim në rritjen e prodhimit të naftës.
Punojmë çdo ditë që të përmirësojmë maksimalisht kushtet e punës, duke u orientuar drejt teknologjisë së re, për ta afruar #Albpetrol sa më pranë ndryshimeve historike industriale në shërbim të punës që kryejmë.

Një sezon i vështirë për vendin dhe për ekipin e palodhur të QEMNG në Albpetrol.

Në bashkëpunim me të gjitha strukturat vendore, Qendra e Emergjencave të Albpetrol është angazhuar në dhënien e ndihmës për eleminimin e zjarreve (kryesisht masive)ku është kërkuar ndihmë nga bashkitë Vlorë, Fier, Patos,Roskovec dhe Lushnje për të menaxhuar në kohë, situatat emergjente të krijuara prej zjarreve që prekën vendin tonë përgjatë kësaj periudhe.

Zjarrfikësit e Albpetrol janë gjithnjë në gatishmëri në shërbim të komunitetit.
Mirënjohje të gjithë suportuesve të ekipit tonë, që nga banorët e zonave të prekura, tek drejtuesit e institucioneve me të cilët kemi qenë bashkë në këtë përballje situatash emergjente.

Nisëm mëngjesin e sotëm ndërrimin e çiftit rrotor-stator të pusit Go 185.

Një nga metodat e shfrytëzimit të nxjerrjes së naftës është dhe ajo me pompë burme PCP, e cila ka një efikasitet për koeficient të lartë nxjerrje, siç është dhe metoda e përdorur në pusin Go-185.
Ekipi i punonjësve i Qendrës së Prodhimit të Naftës Gorisht, është duke kryer këtë ndërhyrje, për të arritur në kohë zëvëndësimin e pjesëve me qëllim që mos të kemi pengesa në procesin e prodhimit.

Albpetrol Sh.a. Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

“ALBPETROL” SHA

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

 

[Data 17.07.2023]

Nga:  Albpetrol sha

Për BOE:

“Europetrol Durrës Albania” sha, me NUIS K24010212N, me adresë: Nj. Admin Nr. 2, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë,

dhe

“R.B.H. Belinë” sha, me NUIS L22524401A, me adresë: Lagjja “Balldren”, Zona Kadastrale 1045, Nr. Pasurie (A), Elbasan.

* * *

Procedura e ankandit: Ankand i Hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 105,691 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e fillimit të evadimit.]

Çmimi minimal i shitjes i llogaritur është:

Në kushtet FOB, 78.18 % e Çmimit Brent + K,

Në pikat e lëvrimit të “Albpetrol” sha, 78.18 % e Çmimit Brent – 3.65 USD/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet):

Faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al, Gazetat kombëtare “Tema”, “Dita”, gazeta e botuar në gjuhën angleze “Albanian Daily News“,  [datat nga 30 qershor deri në 07 korrik 2023]

Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë: “Europetrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A, ka ofruar për këtë ankand çmimin:

Në pikat e lëvrimit të “Albpetrol” sha:

78.18 % e Çmimit Brent – 3.65 USD/bbl + K

K= 0.0105 USD/bbl

Nuk ka patur ofertues të skualifikuar.

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë BOE:

“Europetrol Durrës Albania” sha, me NUIS K24010212N, me adresë: Nj. Admin Nr. 2, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë,

dhe

“R.B.H. Belinë” sha, me NUIS L22524401A, me adresë: Lagjja “Balldren”, Zona Kadastrale 1045, Nr. Pasurie (A), Elbasan.

se oferta e paraqitur, me një çmim/njësi prej:

Në pikat e lëvrimit të Albpetrol sh.a:

78.18 % e Çmimit Brent – 3.65 USD/bbl + K

K= 0.0105 USD/bbl (pa TVSH), është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë shoqërisë “Albpetrol” sha, me adresë: Rr. Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës në vleren 444,245,882 (katërqind e dyzet e katër milion e dyqind e dyzet e pesë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e dy) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe të nënshkruani kontraten brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b, të Urdhrit nr. 83, datë 10.02.2012, “Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 10.07.2023

Ankesa nuk ka patur.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7

2. Data e zhvillimit të ankandit: 07.07.2023 ora 11:00

3. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedurë e hapur

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut në sasinë 105,691 ton

5. Afati i evadimit: 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e fillimit të evadimit.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 105,691 ton

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

1. Njoftimi i ankandit

2. Auction Announcement

3. DSA Shitje nafte Brut 105,691 ton

Ftesë për Shprehje Interesi

Shoqëria Albpetrol SH. A njofton shpalljet e Bllokut te kerkimit në Shqipëri, i cili është nën administrimin e Albpetrol Sh. A.

Çdo palë e interesuar mund të aplikojë për Bllokun e lirë të Kërkimit si më poshtë:

  • Blloku i Velçës

Çdo palë e interesuar të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol SH. A. për bllokun e mësipërm, duhet të dorëzojë zyrtarisht me postë Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e tjera, sipas përshkrimit në Formularin e Aplikimit.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të jenë origjinale, të firmosura dhe vulosura në çdo faqe nga palët e interesuara dhe duhet të përmbajnë vulën zyrtare të shoqërisë.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në adresën: Albpetrol SH. A, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Dorëzimi i Formularit të Aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese do të konsiderohet si një shprehje zyrtare interesi nga subjekti aplikues.

Aplikimet duhet të dorëzohen zyrtarisht në Albpetrol SH.A. jo më vonë se data 15 Mars 2023, ora 15:30 (ora lokale). Aplikimet e mbërritura pas afatit zyrtar nuk do të pranohen.

Çdo palë e interesuar për të marrë Paketën me të Dhënat Teknike të fushave të mësipërme nga Albpetrol SH. A duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare me email tek personi i kontaktit i caktuar për këtë çështje, Z. Arqile Piperi, me adresë elektronike: drejtoriteknik@gmail.com

Ju lutem kini parasysh se Paketa me të Dhënat Teknike për bllokun e lire të “Velçës” është subjekt me pagese. Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni me Z. Arqile Piperi.

Blerja e Paketës me të Dhënat Teknike është një parakusht i detyrueshëm për palët e interesuara. Mos zbatimi i këtij kushti do të sjellë skualifikimin e aplikimit.

 

3.Formular-Aplikimi-vendburimet-velce-final-English-12.12.2022

2.Formular-Aplikimi-vendburimet-velce-final-shqip12.12.2022

1. Urdher Nr.268, dt.11.11.20222 për fillimin e procedurave për lidhjen e M-H për Bllokun e Velçës

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol