Marrëveshjet Hidrokarbure

/Marrëveshjet Hidrokarbure
Marrëveshjet Hidrokarbure2018-09-18T08:19:22+00:00

Legjislacioni për Albpetrol sh.a

Aktiviteti i kërkimit, prodhimit, përpunimit, transportit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre rregullohet nëpërmjet dy ligjeve bazë për sektorin hidrokarbur: Ligji Nr. 7746, dt. 28.07.1993 “Për hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)”, i cili krijon një hapësirë fleksibel dhe një siguri më të madhe për investitorët e huaj në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, dhe ligji Nr. 8450, dt. 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin e tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Ligji “Për hidrokarburet” njeh sovranitetin e Shqipërisë mbi rezervat e hidrokarbureve, të cilat mbeten pronë e Shtetit Shqiptar. Kontraktorit i jepet e drejta ekskluzive për një periudhe që nuk i kalon 25 vjet, për të zhvilluar rezervat e hidrokarbureve në zonën e kontratës, në përputhje me kushtet e një Plan – Zhvillimi të miratuar paraprakisht.

Me miratimin e dy ligjeve të mësipërme, kompanisë Albpetrol sh.a. ju dhanë në administrim të gjitha vendburimet ekzistuese të naftës dhe gazit në territorin shqiptar, si dhe katër blloqe kërkimi për naftë dhe gaz si Dumre, Panaja, Velçë dhe Delvinë.