Ditë: 8 Tetor 2018

Zjarrfikëset e Albpetrol në ndihmë të banorëve të Koshovicës

Zjarrfikëset e Albpetrol në ndihmë të banorëve të Koshovicës

Reparti i Specializuar i Zjarrfikësve të Albpetrol sh.a është vendosur pasditen e datës 26 Shtator 2018 në ndihmë të banorëve të Qafës së Koshovicës në rrethin e Fierit. Tokat e banorëve, kullota, ullishte dhe pyll janë prekur nga një zjarr i fuqishëm, i cili ka përparuar me shpejtësi. Tre mjete zjarrfikëse të shoqërisë Albpetrol sh.a dhe disa punonjës kanë shkuar në vendin e zjarrit dhe i janë bashkuar aksionit, i cili koordinohej nga Prefektura Fier.

Për më shumë se katër orë zjarrfikëset e Albpetrol sh.a kanë luftuar me flakët dhe kanë mundur të ndalojnë përhapjen e zjarrit në sipërfaqet e tjera. Në orët e mbrëmjes forcat zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll zjarrin. Ky nuk është rasti i vetëm që reparti i Avari-Shpëtuesve dhe punonjësit e Albpetrol sh.a vihen në shërbim të komunitetit lokal të rrethit të Fierit. Punonjësit e Albpetrol sh.a dhe mjetet e kompanisë do të jenë gjithmonë në shërbim të komunitetit lokal në zonat ku ne ushtrojmë aktivitetin dhe jo vetëm.

Njoftim për vend vakand pune.

Shoqëria “Albpetrol SH.A”, shoqëri me pronësi publike, kërkon të punësojë per nje periudhe 3 mujore një kandidat profesionist per pozicionin “Specialist” në dispozicion të Drejtorisë së Prodhimit të administratës së shoqërisë Albpetrol sh.a, i cili duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

Aftësitë e kërkuara:
Arsimimi · Te jete i diplomuar ne degen “Inxhinieri Prodhimi”;

· Te jete i pajisur me dëshmi të gjuhës angleze; (në nivel të avancuar)

Eksperiencë pune · Të paktën 10 vite eksperiencë pune përkatëse në fushen e naftes;
Cilësitë ·  Njohuri shumë të mira të legjislacionit për Hidrokarburet;

· Njohuri të mira për shoqëritë tregtare, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre.

· Aftësi personale për të komunikuar dhe menaxhuar të gjitha nivelet e strukturave financiare.

·  Aftësi për të vendosur objektiva dhe për të marrë vendime bazuar në analiza korrekte, në kohën e duhur dhe në përputhje me legjislacionin financiar.

· Aftësi për të planifikuar, menaxhuar, ndjekjen e detyrave dhe komunikimi në të gjitha nivelet e Shoqërisë Anonime;

·Aftësi për të trajtuar informacion konfidencial në mënyrë të ndjeshme;

· Aftësi për të kryer shumë detyra, për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet.

· Nivel i lartë integriteti, besueshmërie dhe orientimi të rezultateve.

· Aftësitë kompjuterike janë thelbësore.

Kandidatet që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe dëshirojnë që të aplikojnë duhet të dërgojnë kërkesën e tyre, së bashku me:

CV (Jetëshkrim/Curriculum Vitae);

Fotokopje e Diplomës e noterizuar;

Raport mjeko – ligjor qe verteton aftesine per te punuar;

Deshmi penaliteti;

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën info@albpetrol.al

Kërkesat pranohen deri më datën 09 Tetor 2018, ora 15:00.

Personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga shoqëria Albpetrol sh.a.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol