Njoftohen të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e shoqërisë Albpetrol sh.a se, bazuar në Ligjin Nr.8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, se ka filluar shpërndarja e dokumenteve për Statusin e Naftëtarit. Personat e interesuar që të pajisen me dokumentet përkatëse duhet të paraqiten pranë njërës prej qendrave të punës ku kanë punuar dhe të fillojnë procedurën.

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron të gjithë personat e interesuar se disponon dokumentacion për periudhën që kanë punuar në shoqërinë Albpetrol sh.a nga viti 1994 e në vazhdim. Për periudhën përpara vitit 1994, dokumentet mund të merren pranë Sigurimeve Shoqërore ose arkivave të tjera.

Personat që duan të pajisen me vërtetim të posaçëm zyrtar për periudhën përkatëse duhet të plotësojnë formularin përkatës, i cili mund të shkarkohet këtu ose mund të tërhiqet fizikisht pranë qendrave ku kanë punuar.

Formulari i plotësuar duhet të dorëzohet në qendrat ku keni punuar së bashku me një kopje të librezës të punës ose mund të dërgohet me postë në qendrën përkatëse.