Baza ligjore

Baza ligjore2018-10-04T07:45:45+00:00

Marrëveshjet hidrokarbure, legjislacioni

Marrëveshjet hidrokarbure duhet të kalojë në këto hapa procedurale për t’u miratuar:

Subjektet e interesuara paraqesin pranë AKBN-së (në rastin e zonave që administrohen nga AKBN) ose Albpetrol-it (në rastin e zonave që administrohen nga Albpetroli) një aplikim për të hyrë në Marrëveshje Hidrokarbure.
AKBN ose Albpetrol, brenda 15 ditëve nga marrja e aplikimit, i paraqet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesën për miratimin e fillimit të negocimeve. MIE jep aprovimin ose jo për fillimin e negociatave brenda 10 ditëve nga marrja e propozimit nga AKBN ose Albpetrol.

Në rast miratimi nga MIE të kërkesës, përfaqësuesit e AKBN apo Albpetrol fillojnë negocimin me subjektin e interesuar për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure. Pasi bien dakord, dokumenti nënshkruhet nga të dy palët dhe i përcillet Ministrisë për miratim brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit.

MIE jep miratimin ose refuzimin e saj për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes brenda 10 ditëve nga marrja e dokumentit të nënshkruar të Termave dhe kushteve kryesore të Marrëveshjes.

Në rastin e miratimit te Termave dhe Kushteve kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure, AKBN ose Albpetrol, fillojnë negocimet brenda 30 ditëve nga marrja e miratimit për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure.