Kategori: Lajme dhe njoftime

Albpetrol nis praktikat e punës me inxhinierët e rinj të naftës

Administratori Gazheli: Fryma e Qeverisë Rama dhe Ministrës Balluku, të rekrutojmë profesionistët më të mirë të fushës

Studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, për herë të parë pas 30 vitesh, kanë mundësinë të kryejnë praktikat e punës dhe të punësohen në industrinë e naftës. Albpetrol sh.a, shoqëria publike e naftës dhe gazit në Shqipëri, nisi sot programin e parë të praktikave profesionale ku do të marrin pjesë rreth 50 studentë të Gjeologji Minierave, të cilët po përfundojnë Masterin për Naftën dhe Gazin. Studentët do kryejnë praktikat në qendrat e punës dhe do të njihen nga afër me teknologjinë dhe vendburimet e naftës. Studentët e përzgjedhur janë kryesisht në vitin e fundit të studimeve, në përfundim të masterit për Inxhinier Nafte dhe Gazi. Në përfundim të praktikës, studentëve që kanë rezultate të larta do t’u ofrohen mundësi konkrete punësimi në Albpetrol sh.a.

Administratori i Albpetrol sh.a, Genti Gazheli vuri theksin vizioni i qeverisë për të ofruar brezin e ri me tregun e punës. “Sot jeni ju, brezi i ri i inxhinierëve të naftës dhe gazit, të cilët do të merrni stafetën e industrisë të naftës në Shqipëri. Vizioni dhe fryma e re e qeverisë Rama dhe Ministres Balluku për sektorin hidrokarbur synon hapjen e Albpetrol drejt brezit të ri dhe rekrutimin e specialistëve më të mirë të fushës. Këtë vizion po përcjellim dhe ne sot në Albpetrol duke i ofruar mundësi praktikash profesionale dhe punësimi brezit më të rinj të inxhinierëve të naftës dhe gazit. Industria e naftës në Shqipëri ka një traditë 100 vjeçare dhe ne këtë traditë po e përcjellim tek inxhinierët e rinj. Puna dhe dija është pasuria që Albpetrol i jep studentëve të rinj, ata duhet ta shfrytëzojnë atë. Ne jemi vend i pasur me naftë dhe gaz dhe mua më bëhet qejfi teksa shoh që jemi edhe vend i pasur me vajza dhe djem të rinj, të cilët kanë dëshirë të punojnë në industrinë e naftës”,- u shpreh Administratori i Albpetrol sh.a Genti Gazheli. Sipas tij, kjo është një thirrje edhe për brezin e ri, i cili duhet të kthejë sytë drejt industrisë të naftës, e cila ofron mundësi shumë të mira punësimi.

Ndërkohë Zv. Dekani i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Prof. Dr. Irakli Prifti, falënderoi Albpetrol për mundësinë që po u jep studentëve të naftës dhe gazit duke i afruar më pranë me tregun e punës. Vetë studentët u shprehën mirënjohës për këtë mundësi që po u jepet duke i ofruar praktika profesionale, por edhe punësim në industrinë që ata kanë studiuar.

Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 48 000 ton”

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 48 000 ton”, zhvilluar më datë 03.06.2020, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë. Arsyeja e anulimit të procedurës të ankandit është për arsye të mos kualifikimit të asnjë oferte dhe mos sigurimit të konkurrencës, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Task Forca e Naftës, zgjidhje për rifillimin e prodhimit

Administratori i Albpetrol, Gazheli: Strategjia e ndjekur masat e marra sollën zgjidhjen për të dalë nga situata e ngërçit të krijuar gjatë pandemisë

Administratori i Albpetrol sh.a, Z. Genti Gazheli, pjesë e Task Forcës për Naftën, ngritur me urdhër të Kryeministrit, mori pjesë në tryezën për menaxhimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19, e reflektuar edhe në tregjet ndërkombëtare. Diskutimet u kryesuan nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku, e cila mblodhi së bashku të gjithë faktorët kryesorë të sektorit hidrokarbur në Shqipëri për të marrë masat konkrete për kalimin e krizës. Nën drejtimin e Ministres, kjo Task Forcë ka hedhur hapa konkrete drejt zgjidhjes të krizës duke bërë që fillimisht dy kompanitë kryesore të prodhimit të naftës në vend, Albpetrol sh.a dhe Bankers Petroleum të rifillojnë prodhimin.

Drejtuesi i Albpetrol sh.a, Genti Gazheli, në paraqiti angazhimin maksimal të shoqërisë për rimëkëmbjen dhe rinisjen e prodhimit duke prezantuar edhe masat konkrete që janë marrë deri më tani. Njoftimi i ankandit së fundmi rikthen në normalitet punën e Albpetrol, pas një periudhe 2-mujore në pamundësi për të dalë në treg, për shkak të çmimit të ulët në të gjitha tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë strategjia e ndjekur nga Albpetrol dhe masat e marra për rimëkëmbjen ekonomike dhe zgjerimit të kapacitetit ekzistues, sollën zgjidhjen për të dalë nga situata e ngërçit të krijuar gjatë pandemisë.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 03.06.2020, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 48,000 ton.

5. Afati i evadimit: 5(pesë) muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 48,000 ton.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

2. Njoftimi i ankandit-48 000 ton

8. DSA Shitje nafte Brut 48 000 ton

3. Auction Announcement

Merr zgjidhje situata e depozitimit të naftës bruto të Albpetrol

Shoqëria Albpetrol sh.a pritet që të rifillojë shumë shpejt prodhimin e naftës, proces i bllokuar prej disa ditësh për shkak të situatës të krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe situata botërore e naftës, e cila ka vënë në vështirësi të madhe edhe Shqipërinë. Ekipi i specialistëve të Albpetrol sh.a, nën drejtimin e Administratorit Genti Gazheli, bëri të mundur që në një kohë rekord t’i japë zgjidhje teknike situatës të kapaciteteve depozituese të naftës për të mundësuar rifillimin e punës në vendburime.

Administratori, Genti Gazheli, së bashku me stafin teknik, kryen një vizitë në Stacionin e Depozitimit të Naftës Bruto, Kuçovë, ku ka filluar edhe procesi i evadimit të naftës drejt Parkut të Rezervuarve Sheqishtë-Marinëz. Ky proces do të bëjë të mundur hapjen e kapaciteteve të lira në vendburimin Kuçovë. Si rrjedhim, brenda pak ditësh, parashikohet të rifillojë procesi i prodhimit të naftës bruto në këtë vendburim. Procesi i evadimit të naftës bruto do të vijojë edhe nga vendburimet e tjera, për të zhbllokuar situatën e prodhimit në shoqërinë publike të naftës në Shqipëri.

Vizita vijoi në Parkun e Rezervuarve Sheqishtë-Marinëz, në të cilin vetë Albpetrol sh.a ka kryer një sërë punimesh teknike për të kthyer këto depozita, për aq sa ishte e mundur, në gjendje funksionale. Vlerësimi paraprak është se këto ndërhyrje do të përballojnë një kapacitet paraprak prej 10.000 metër kub shtesë. Kapaciteti shtesë do t’i mundësojë Albpetrol sh.a vazhdimin e operacioneve të prodhimit për rreth 45 ditë.

Ndërhyrjet teknike në Parkun e Rezervuarve Sheqishtë-Marinëz janë kryer nga vetë punonjësit e Albpetrol sh.a, pjesë e Qendrës të Emergjencave të Naftës dhe Gazit, e cila është njësia më e specializuar për naftën dhe gazin në Shqipëri.

 

NJOFTIM PËR MEDIA

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare.

Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtë me Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjitha kushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga ky ristrukturim.

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

  • Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.
  • Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.
  • Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.
  • Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton”, zhvilluar më datë 08.04.2020, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT

Autoriteti Shitës: “Albpetrol” Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 08.04.2020, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: “Procedure e hapur”.

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton.

5. Afati i evadimit: 300 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 117 639 ton.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

Njoftimi i ankandit

DSA Shitje nafte Brut

Auction Announcement

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol