Ditë: 2 Prill 2021

Miratimi i Programit të Punës dhe Buxhetit për vitin 2021 i Kompanisë Terraoil Swiss sh.a dhe Planit të Zhvillimit i Rishikuar 2019-2036, për vendburimin Visokë.

Më datë 23.02.2021 u mbajt Mbledhja e Komitetit Këshillimor (“ACM # 9”) midis shoqërisë Albpetrol sh.a dhe “Terraoil Swiss” sh.a ku u shqyrtua Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë “Terraoil Swiss” sh.a për zhvillimin e Vendburimit Visokë gjatë vitit 2021 si dhe Plani i Zhvillimit i Rishikuar 2019-2036 për vendburimin Visokë.

Në këtë mbledhje u vendos:

Vendim # 1

miratohet Programi i Punës dhe Buxhetin për vitin 2021 i kompanisë “Terraoil Swiss“ sh.a., sipas përmirësimeve propozuara për vendburimin Visokë.

Vendim # 2

miratohet Plani i Zhvillimit i Rishikuar 2019 2036 i kompanisë Terraoil Swiss sh.a., sipas përmirësimeve të propozuara” pë vendburimin Visokë.

Gjithashtu u shpreh interesi nga te dyja palët për bashkëpunim dhe sygjerime të ndryshme teknike ne vazhdimesi për zhvillimin e vendburimit të Visokës.

Kjo vjen si ide e një bashkëpunimi më të afërt midis Albpetrol sh.a dhe kompanive kontraktore që operojnë në vendburimet tona për të shfrytëzuar me metodat më të mira bashkëkohore këto vendburime.

Miratimi i Programit te Punës dhe Buxhetit për vitin 2021 i Kompanisë “Delvina Gas Company” Ltd, për vendburimin Delvinë.

Më datë 04 Mars 2021,u mbajt Mbledhja e Komitetit Këshillimor (“ACM # 5”) midis shoqërisë Albpetrol sh.a dhe “Delvina Gas Company” Ltd – Degë e Shoqërisë së Huaj ku u shqyrtua Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë “Delvina Gas Company” Ltd për zhvillimin e Vendburimit Delvine gjatë vitit 2021

Në këtë mbledhje u vendos:

Albpetrol dhe Delvina Gas Company miratuan Planin e Punës dhe Buxhetin për vitin 2021,të rishikuar, për vendburimin Delvinë, sic është paraqitur nga Delvina Gas Company.

Nga te dyja palet u ra dakort për bashkepunim, duke mbajtur konferenca,këshillime dhe analiza teknike të detajuara për vendburimin e Delvinës.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol