Pozicionimi rajonal

/Pozicionimi rajonal
Pozicionimi rajonal2018-09-16T17:03:39+00:00

Shqipëria është e pozicionuar në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në Europën Juglindore. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, rajoni i Ballkanit ka një sasi shumë të madhe rezervash nafte. Sasia më e madhe e naftës ndodhet në Shqipëri dhe pas saj renditen Serbia dhe Kroacia. Vendburimi i Patos Marinzës konsiderohet si zona më e madhe naftëmbajtëe në Europën Kontinentale.

I pozicionuar strategjikisht në qendër të Shqipërisë, Albpetrol sh.a ndodhet shumë pranë dy porteve kryesore të vendit, Durrësit dhe Vlorës; si dhe dy porteve industrialë, të cilët janë ndëruar posaçërisht për produktet e naftës dhe gazit natyror.

Porti i Durrësit – 85 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a

▶ Porti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri

▶ Porta  për në Korridorin VIII

▶ Mbulon 81.8% të transportit detar të vendit

▶ Ka kapacitet për të procesuar 4 milionë tonë mallra për vit.

 

Porti i Vlorës – 45 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:

▶ Porti i dytë më i madh në Shqipëri

▶ Porti përdoret kryesisht për transport udhëtarësh

 

Porti Porto Romano – 90 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:

▶ Infrastruktura e tij lejon depozitimin dhe shitjen e naftës, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre

 

Porti Petrolifera – 40 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a

▶ Terminal i ndërtuar posaçërisht për tregtimin e naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve të tyre në gjirin e Vlorës

▶ Dalje direkte në detin Mesdhe; Garanton akses në Korridorin VIII

▶ I pozicionuar pranë rafinerive Greke dhe Italiane