CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre

Eltar Deda, Administrator i shoqërisë “Albpetrol” SH.A

Eltar Deda, ka lindur në Vlorë më 12 Shkurt 1968 dhe prej muajit Tetor 2022 me Vendimin nr.17 të Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë “Albpetrol” SH.A Z. Eltar Deda i është besuar administrimi i shoqërisë së vetme shtetërore të nxjerrjes së naftës “Albpetrol” SH.A.

Deda ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, dega Mjekësi e Përgjithshme, ku më pas është diplomuar dhe me Diplomë të Nivelit të Dytë, Master në Shëndetin Publik. Aktualisht, gëzon edhe statusin e Trupës së Nënpunësit Civil të Nivelit të Lartë Drejtues (TND).

Eltar Deda ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë në legjislaturën XVIII (2009-2013) si përfaqësues i Qarkut të Vlorës.

Me një karrierë të gjatë në sektorin publik e angazhimi në institucione të rëndësishme, gjithashtu si i votëbesuar nga komuniteti, Z. Deda ka kryer një punë të mirë menaxheriale, i cili më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë, pozicionin e Kryeinspektorit të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, pozicionin e  Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, si dhe në pozicionin e Drejtorisë së Agjencisë për Eficencën e Energjisë.

Administratori i shoqërisë “Albpetrol” SH.A emërohet nga Këshill Mbikqyrës dhe kompetencat e tij janë:

  • të kryej të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë;
  • të përfaqësoj shoqërinë tregtare;
  • të kujdeset për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të shoqërisë;
  • të përgatisë dhe të nënshkruajë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin këshillit të administrimit për miratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t’u paraqitur më pas për miratim nga asambleja e përgjithshme;
  • të krijoj një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, që kërcënojnë ekzistencën e shoqërisë;
  • të kryej regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë, sipas parashikimeve të këtij ligji apo të ligjeve të tjera;
  • të raportoj përpara këshillit të administrimit për zbatimin e politikave tregtare dhe, me realizimin e veprimeve me rëndësi të veçantë, për veprimtarinë e shoqërisë;
  • të kryej detyra të tjera, të përcaktuara në ligj dhe në statut.

 

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol