Nafta në Shqipëri

Prodhimi i naftës në Shqipëri ka nisur në vitin 1929, kur janë arritur të nxirren 750 ton naftë. Prodhimtaria ka vijuar të rritet nga viti në vit, e shoqëruar edhe me hapjen e vendburimeve të reja. Vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore kanë njohur një frenim të prodhimit të naftës. Më pas trendi i prodhimit ka qenë pozitiv.

Periudha më e mirë e prodhimit të naftës në vendin tonë ka qenë vitet 70’. Në vitin 1974 është arritur prodhimi rekord në shifrat 2 248 227 tonë naftë bruto. Në vitin 1991 prodhimi i naftës ka rënë poshtë shifrës së një milionë tonëve naftë në vit. Në vitin 2000 është shuar edhe prodhimi më i ulët, 314 304 ton naftë. Nga ky vit trendi ka qenë pozitiv duke arritur të dalë sërish mbi kufirin e një milionë tonëve në vitin 2012. Në vitin 2013 u arrit të prodhohej më shumë se 1.2 milionë ton naftë. Në 85 vite, nga nëntoka shqiptare janë nxjerrë  56 249 677 ton naftë bruto.

 

prodhimi

This template supports the sidebar's widgets. Add one or use Full Width layout.