Rezervat gjeologjike

/Rezervat gjeologjike
Rezervat gjeologjike2018-10-03T13:53:58+00:00

Rezervat gjeologjike fillestare të naftës, në total, sipas llogaritjeve të bëra nga specialistët më të kualifikuar deri në vitet 1985 – 1990, janë vlerësuar 437.645.143 ton naftë, nga të cilat 81.025.885 ton naftë janë konsideruar rezerva të nxjerrshme.

Janë prodhuar gjithsej deri më 01.01.2018, rreth 61.363.064 ton naftë që do të thotë 75.73 % të rezervave të nxjerrshme ose 14 % të rezervave gjeologjike.

Vlera e rezervave të nxjerrshme prej 81.025.885 ton naftë, në kushtet e një përmirësimi cilësor të teknologjisë së shfrytëzimit të puseve dhe vendburimeve, veçanërisht 20 vitet e fundit, mendohet të jetë 50 – 60 % më e lartë, çka do te thotë që rezervat e nxjerrshme mund të jenë 110 – 120 milionë ton.