Albpetrol sh.a dhe Universiteti Politeknik i Tiranës nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, e cila i hap rrugë zhvillimit të praktikave profesionale të studentëve të Gjeologji Minierave në shoqërinë shtetërore të naftës. Marrëveshja u nënshkrua nga Administratorja e Albpetrol sh.a, Znj. Eriola Muka dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari. Nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm hapi i parë, përmes të cilit Albpetrol sh.a u jep mundësi studentëve të zhvillojnë praktikat profesionale në industrinë e naftës, por edhe një mundësi konkrete punësimi në përfundim të praktikave.

Marrëveshja do të vijojë me rritjen e bashkëpunimit për krijimin në të ardhmen të një bërthame teknicienësh për çështje të ndryshme tekniko-shkencore që mund t’i shërbejnë si shoqërisë publike të naftës, ashtu edhe Universitetit.