REZERVAT GJEOLOGJIKE

Rezervat gjeologjike fillestare të naftës, në total sipas llogaritjeve të bëra nga specialistët më të kualifikuar deri në vitet 1985 – 1990, janë vlerësuar 437.645.143 ton naftë, nga të cilat 81.025.885 ton naftë janë konsideruar rezerva të nxjerrëshme.

Janë prodhuar gjithësej deri më 01.01.2014, rreth 55.498.458,31 ton naftë që do të thotë 68.49 % të rezervave të nxjerrëshme ose 12.68 % të rezervave gjeologjike.

Rezervat gjeologjike të gazit, janë vlerësuar gjithsej 18.163.700.000 Nm3 gaz, dhe janë nxjerrë deri në datë 01.01.2013 gjithësej 12.503.725.787 Nm3. Mbeten per t’u nxjerrë dhe 5.659.974.2013 Nm3 gaz.

Vlera e rezervave të nxjerrëshme prej 81.025.885 ton naftë, në kushtet e një përmirësimi cilësor të teknologjisë së shfrytëzimit të puseve dhe vendburimeve, veçanërisht 20 vitet e fundit, rivlerësohen “a priori” dhe mendohet të jetë 50 – 60 % më e larta, çka do te thotë që rezervat e nxjerrëshme mund të jenë 110 – 120 milionë ton gjithësej

Gjithësej nga vendburimi janë nxjerrë 277.615.000 Nm3 gas ose 56,54 %. Pra, nga rezervat e nxjerrëshme të gazit kanë mbetur në shtresë rreth 90.635.000 Nm3 gas.

Rezervat gjeologjike të gazit të vlerësuara të sigurta  janë:
Në depozitimet ranore (gas natyral i nxjerrshëm) 4.913.700.000 Nm3 gas
Në depozitimet ranore dhe gëlqerore gas shoqërues nafte 13.250.000.000.Nm3
Shuma gjithesej:                                                                              18.163.700.000 Nm3 gas