Përzgjidhet studio ligjore ndërkombëtare që do të përfaqësojë Albpetrol sh.a në arbitrazhin me Bankers Petroleum

Shoqëria Albpetrol sh.a ka përzgjedhur studion ligjore amerikane Curtis, Mallet-Prevost, Colt&Mosle LLP për ta përfaqësuar në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të nisur nga kompania Bankers Petroleum AlbaniaLtd.

 

E themeluar në vitin 1830, në New York,Curtis, Mallet-Prevost, Colt&Mosle LLP, është një nga studiot ligjore ndërkombëtare më të vjetra në SHBA. Me 17 zyra në katër kontinente, Courtis është veçanërisht e specializuar në përfaqësimin e shteteve dhe shoqërive me kapital shtetëror si dhe është një nga studiot ligjore më të njohura në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar.