Njoftim punesimi

Shoqeria Albpetrol sh.a njofton te gjithe personat e interesuar se mbeshtetur ne shkresen me Nr. Prot. 4215, date 15.05.2015
do te punesoje 160 punonjes me kontrata 3-mujore, me detyren “Punetor Mjedisi”.
Personat qe do te punesohen do te kene si detyre rehabilitimin e mjedisit kryesisht ne qendrat e prodhimit te naftes ku operon shoqeria Albpetrol sh.a.

Vendet e lira te punes jane si me poshte:
  • 25 punonjes prane Qendres se Prodhimit te Naftes Patos (Q.P.N. Patos)
  • 30 punonjes prane Qendres se Administrimit dhe Ruajtjes Patos (Q.A.R. Patos)
  • 30 punonjes prane Qendres se Prodhimit te Naftes Ballsh (Q.P.N. Ballsh)
  • 45 punonjes prane Qendres se Emergjencave, Mjedisit nafte dhe Gaz Patos (Q.E.M.N.G. Patos)
  • 30 punonjes prane Qendres se Prodhimit te Naftes Kucove (Q.P.N. Kuçove)

Kriteret e aplikimit:
Aplikantet duhet te jene te pajisur me diplome te shkolles se mesme.
Te gjithe personat e interesuar duhet te dorezojne aplikimet e tyre ne qendrat e punes te permendura me siper, zyrat e burimeve njerezore.
Afati per dorezimin e materialeve eshte data 25 Maj 2015.