Nikollaq Neco, Drejtor Organizativ

Nikollaq Neço, Drejtori Organizativ i Albpetrol sh.a, ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 2000. Pas përfundimit të studimeve ai ka nisur punë në industrinë e naftës dhe më konkretisht në Albpetrol sh.a ku ka mbajtur postin e specialistit në Drejtorinë e Prokurimit. Në vitin 2005 zoti Neço është shkëputur nga industria e naftës për një eksperiencë të re në pushtetin vendor. Në Janar të vitit 2006 ai ka nisur punë në Bashkinë Patos në detyrën e Drejtorit Juridik dhe të Prokurimeve. Një vit më pas, në Mars 2007, Niko Neço ka nisur punë në Bashkinë e Fierit në postin e Drejtorit të Prokurimeve, detyrë të cilën e ka mbajtur për më shumë se gjashtë vite.

Në 2013 Nikollaq Neço është rikthyer në shqërinë Albpetrol sh.a në postin e Drejtorit të Programim Zhvillimit dhe më pas si Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse. Fokusi i tij i punës në këto detyra ka qenë hartimi i strategjive, programeve dhe aktivitetit financiar të Albpetrol sh.a. Nga Dhjetori 2017, Nikollaq Neço mban postin e Drejtorit Organizativ të Albpetrol sh.a.

Gjatë këtyre viteve zoti Neço ka kryer kualifikime të ndryshme profesionale ndër të cilat vlen të përmendet:

“Local Government Public Private Partnerships and Asset Management”, Pragë, Republika Çeke

Certifikatë nr.222 e formimit profesional për Ekspert Fiskal

Certifikatë nr.3250 date 30.09.2006  për titullin “Avokat”, lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Tiranë.

Trajnime të ndryshme kombëtare dhe rajonale në fushën e prokurimeve publike, menaxhimit të aseteve, projekteve PPP dhe administratës publike.

Në vitin 2017 Nikollaq Neço ka përfunduar edhe Masterin Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Albpetrol.al All Rights Reserved