Duke filluar nga viti 2004, në territorin e Republikës së Shqipërisë operojnë aktualisht 7 shoqëri, të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Hidrokarbure me Albpetrol sh.a. për vendburimet përkatese.
Këto shoqeri janë:
Vendburimet | Marrëveshjet Hidrokarbure |
Vendburimi: Patos-Marinez | Albpetrol sh.a. & Saxon International Energy Ltd. (Bankers Petroleum Albania Ltd), miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 477, datë 16.07.2004. |
Vendburimi: Kucove | Albpetrol sh.a. & Sherwood International Petroleum Ltd. (degë e Bankers Petroleum Albania Ltd.) miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 686, datë 19.10.2007. |
Vendburimi: Ballsh-Hekal | Albpetrol sh.a. dhe Stream Oil & Gas Ltd (TransAtlantic Albania Ltd) miratuar nga Kwshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 509, datë 08.08.2007. |
Vendburimi: Delvine | Albpetrol sh.a. & Delvina Gas Company Ltd.
Marrëveshja Hidrokarbure është miratuar nga Këshilli i Ministrave me Vendimin Nr. 509, datë 08.08.2007, mes Albpetrol sh.a. dhe Stream Oil &Gas Ltd. Ky vendburim i ka kaluar Delvina Gas Company Ltd. me datë 22.08.2016. |
Vendburimi: Visoke | Albpetrol sh.a. & IEC Visoke (Transoilgroup sh.a.), miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 90, datë 27.01.2009 |
Vendburimi: Panaja, Povelçë, Ballaj-Kryevidh, Frakull, Drashovicë, Divjakë | Albpetrol sh.a.është duke përfunduar procesin e marrjes në dorëzim të vendburimeve, të cilat janë operuar nga Phoenix Petroleum sh.a. Këto vendburime do të operohen nga Albpetrol sh.a. në përputhje me termat e “Marreveshja Albpetrol” |
Vendburimi: Pekisht-Murriz dhe Finiq-Krane | Albpetrol sh.a. & Fin-Pek Petroleum sh.a.
Marrëveshja Hidrokarbure është miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 16.08.2013 mes Albpetrol dhe Phoenix Petroleum sh.a.. Këto dy vendburime i kanë kaluar Fin-Pek Petroleum sh.a. me datë 10.05.2016. |
Vendburimi: Cakran-Mollaj | Albpetrol sh.a. |
Vendburimi: Gorisht-Kocul | Albpetrol sh.a. |
Vendburimi: Amonicë | Albpetrol sh.a. |
Blloku i Velçë | Albpetrol sh.a. dhe Pennine Petroleum Corporation, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr.684, datë 22.11.2017 |
Bazuar në “Marrëveshja Albpetrol”, të lidhur më 26.7.1993, mes Ministrisë të Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetike dhe Albpetrol-it, të ndryshuar me VKM Nr.279, datë 12.4.2012 dhe VKM Nr.335, date 22.4.2015, Lista e objekteve të operacioneve hidrokarbure, pjesë e “Marreveshja Albpetrol”, të cilat jane të lira, është si vijon: