MARRËVESHJET HIDROKARBURE

Shfrytëzimi i gazit në Shqipëri për përdorim industrial daton në vitin 1963, periudhë kur shtrirja e gazit të kondensuar në Bubullimë (Zona Kallm ) është vënë në punë. Më vonë, në vitin 1964 rezerva e  gazit natyror në Divjakë, gjithashtu është vënë në punë, e ndjekur më pas me gjetjen dhe përdorimin e burimeve të tjera të gazit natyror në: Frakull (1972), Finiq-Krane (1974), Ballaj (1983), Povelça (1987) dhe Delvinë(1989). Gazi natyror historikisht ka qënë një element i rëndësishëm për furnizimin e tregut shqiptar me energji, por kontributi i tij i tanishëm është shumë i ulët për shkak të niveleve minimale të prodhimit, ndërkohë që importi nga linja e tubacioneve ndërkombëtare është aktualisht i pamundur për shkak të mungesës së lidhjes së rrjetit të gazit shqiptar me sistemin e rrjetit të gazit në tregun ndërkombëtar. Studimet e kryera deri më tani, kanë për qëllim identifikimin e alternativave të ndryshme për të lidhur Shqipërinë me rrjetin e gazit Europian.

Rezervat e gazit kanë shënuar rënie të vazhdueshme që prej vitit 1985, duke arritur nivelin minimal në fillim të viteve nëntëdhjetë, për shkak të mungesës së zbulimeve të reja dhe të investimeve në burimet ekzistuese.

Deri në vitin 1990, gazi natyror i nxjerrë është përdorur për industrinë e mbetjeve kimike, industrinë e naftës, prodhimin e energjisë elektrike dhe një sasi shumë e vogël për sektorin e banimit. Nxjerrja e gazit, si dhe menaxhimin, zhvillimin e rezervave të gazit në Shqipëri është bërë nga Shoqëri me pronësi shtetërore siç është Albpetrol sh.a. (prodhuesi më i madh i naftës bruto në Shqipëri). Prodhimi ditor i gazit është përdorur nga Albpetrol sh.a. dhe ARMO sh.a. e vetmja rafineri e naftës bruto, për të përmbushur kërkesat teknologjike. Në mënyrë të veçantë, gazi i nxjerrë është përdorur si një substancë kryesorë në “Qendrën e Përpunimi të Naftës” (QPN) në Ballsh.