Aktiviteti i shoqërisë

Aktiviteti i shoqërisë Albpetrol sh.a është:

1.Kryerja e Operacioneve Hidrokarbure në përputhje me Ligjin Nr-7746, date 28.08.1993 për Kërkimin , Zhvillimin, Prodhimin, Trajtimin, Transportin, Magazinimin dhe Shitjen e naftës Bruto, Gazit dhe rërave Bituminoze brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë .

2.Kryerja e çdo operacion tjetër tregtar apo shërbimeve që i shërbejnë aktivitetit të shoqërisë.

Shoqëria brenda hapësirave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, do të kryej çdo operacion projektues – parandalues, tregtar dhe financiar, që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj . Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarisë dhe krijimin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit si dhe çdo aktivitet tjetër të mundshëm  e të ligjshëm në përputhje me interesat e saj.

Realizimi i  objektit te veprimtarisë së shoqërisë do të bëhet nëpërmjet :

1. Shfrytëzimit dhe zhvillimit të zonave ekzistuese naftëmbajtëse  dhe ato gazmbajtëse të vendit,

2. Kërkimeve të reja dhe zhvillimit të blloqeve në administrim

3. Shfrytëzimit të rërave bituminoze.

Atributet e ish-APC-se Tiranë, që kanë të bëjnë me kërkimin – prodhimin e hidrokarbureve i kalojnë shoqërisë Alpetrol sh.a duke filluar nga data 01.04.2003.Furnizimin me energji elektrike të klientëve të kualifikuar. Tregtimin e energjisë elektrike. Transmetimin  e gazit natyror. Shpërndarja e gazit natyror.