KUSH JEMI

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa shoqëria ushtron aktivitetin e saj edhe në Zyrën e Përfaqësimit në Tiranë si dhe në qendrat e prodhimit në Fier, Ballsh, Kuçovë, Patos etj. Albpetrol sh.a është në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Administratori i shoqërisë është zoti Kastriot Bejtaj, i emëruar në këtë detyrë më Shkurt të vitit 2018.