Prodhimi i gazit natyror

Prodhimi dhe përdorimi i gazit në Shqipëri ka filluar në vitin 1963, duke shfrytëzuar formacionet me gaz kondesat në rajonin Bubullima. Vendburimet e gazit natyror kryesisht ndodhen në zonën e bregdetit Shqiptar dhe të ultësirës pran-Adriatike. Depozitimet gazmbajtëse në këto vendburime lidhen me trupat ranor që kryesisht i përkasin Tortonianit, Messinianit dhe Pliocenit.

Rezervat e nxjerrshme të gazit deri më 01.01.2018 janë:

  • Gazi shoqërues (Nm3)                                                    14.13   billion
  • Rezervat e nxjerrshme të gazit shoqërues (Nm3)    10.09   billion
  • Gazi natyror (Nm3)                                                            4.9    billion
  • Rezervat e nxjerrshme të gazit natyror (Nm3)           3.04   billion

Aktualisht rezervat e gazit dhe nivelet e prodhimit të tij janë të ulta të krahasuara me ato të naftës. Gazi i prodhuar është kryesisht acid me përmbajtje të lartë të H2S dhe CO2.

 

Shfrytëzimi i prodhimit të gazit bazohet në:

– Maksimizimin e prodhimit nga puset ekzistuese dhe rikthimin në punë të puseve të fondit të ndalur në vendburimet ekzistuese të gazit.

– Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit dhe transportit nëpërmjet përdorimit të një sistemi të mbyllur, veçanërisht për gazin shoqërues në fushat ekzistuese të naftës.