Bardhyl Leka, Drejtor Teknik

Bardhyl Leka, Drejtor Teknik i Albpetrol sh.a, është diplomuar si Inxhinier i vendburimeve të naftës dhe gazit me profil Menaxher në Universitetin e Tiranës në vitin 2003. Gjatë 14 viteve në industrinë e naftës, zoti Leka ka mbajtur poste të ndryshme operative dhe drejtuese duke o fokusuar më shumë tek inxhinieria. Menaxhimi i shumë detyrave dhe përshtatshmëria me lehtësi për çdo situatë janë tiparet thelbësore të personalitetit që mbështesin Bardhylin në ekzekutimin e punës së tij.

Përveç eksperiencës në Albpetrol sh.a, ku ka nisur punë në vitin 2016, zoti Leka ka eksperienca të suksesshme pune edhe në kompani ndërkombëtare të naftës si Weatherford Services LTD (më shumë se 3 vite) dhe Stream Oil and Gas (mbi 4 vite). Zoti Leka ka eksperiencë edhe në menaxhimin e projekteve.

Albpetrol.al All Rights Reserved