Albpetrol nënshkruan marrëveshjen për eksplorimin dhe prodhimin e naftës në Bllokun e Velçës

Shoqëria Albpetrol sh.a ka nënshkruar marrëveshjen për eksplorimin dhe prodhimin e naftës në Bllokun e Velçës me kompaninë kanadeze Pennine Petroleum Corporation dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore AKBN). Marrëveshja parashikon një periudhë gjashtë vjeçare kërkimi në Bllokun e Velçës, e cila më pas mund të vazhdojë me një marrëveshje 25 vjeçare për prodhimin e naftës, në rast se eksplorimi do të rezultojë me sukses. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pasi të miratohet nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

 

Blloku i Velçës njihet si një zonë me potencial naftëmbajtës në Shqipëri, por është ende e pa eksploruar. Faza kërkimore parashikon një analizë të detajuar të strukturës gjeologjike të Bllokut të Velçës dhe shpimin e të paktën dy puseve kërkimore në një thellësi jo më të vogël se 2.500 metra.

P1230471