Aktiviteti Prodhues

section-81669ab

Prodhimi maksimal i naftës në Shqipëri është realizuar në vitin 1974 me 2. 250. 000 ton naftë /vit (ose 6165 ton naftë/ditë e barabartë me 38. 408 fuçi/ditë). Sasia e gazit, vlerat më të larta, i ka pasur në vitin 1982 me 940.000.000 Nm3 gaz/vit (ose 2 575 342 Nm3 gaz/ditë).

Në këto vite më shumë se 25.000 persona punonin në industrinë e naftës. Rreth 2.800 specialistë të artë dhe të mesëm punonin në 34 ndërmarrje.

Deri në fund të vitit 2013, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 3 vendburime nafte në shtresa ranore dhe 9 vendburime naftë në gëlqerore. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar edhe 4 vendburime gazi natyror në shtresa ranore dhe 1 vendburim gazi kondensat në shtresë gëlqerore. Së fundmi kompania SHELL ka zbuluar vendburim të ri në objektin e gëlqerorëve dhe po vazhdon punën për konturimin e plotë.

section-f006380
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2023/07/Prodhimi-i-naftes-2005-2007.png
VitiProdhimi ne Ton
2005446,991
2006518,686
2007563,057
2008575,553
2009575,585
2010739,437
2011891,264
20121,027,620
20131,205,330
20141,368.239
20151,279,344
20161,055,761
2017956,001
section-97c167b

Prodhimi i Albpetrol

Në fillim të vitit 2017, bazuar në urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Albpetrol sh.a ka rimarrë vendburimet e naftës Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul nga kompania Transatlantic Albania si dhe vendburimin e Amonicës nga kompania Phoenix Petroleum.

Aktualisht prodhimi i Albpetrol vjen nga pesë Qendra:

  • Vendburimi Patos
  • Vendburimi Ballsh
  • Vendburimi Kuçovë
  • Vendburimi Cakran-Mollaj
  • Vendburimi Gorisht-Kocul
  • Vendburimi Amonicë
Në vitin 2017 Albpetrol sh.a ka rritur ndjeshëm prodhimin e naftës nga rreth 51.000 ton që ishte në vitin 2016, në më shumë se 93.000 ton në vitin 2017. Për vitin 2018 është parashikuar që prodhimi i naftës nga shoqëria Albpetrol sh.a të arrijë në shifrën e 106.000 ton.
[display-map id='1176']
section-15dfd4e
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2023/07/prodhimiipritshem2018.png

Tabelë prodhimi sipas qendrave:

Vendburimi Ballsh18935 Ton naftë
Vendburimi Patos7539 Ton naftë
Vendburimi Kuçovë20033.0 Ton naftë
Vendburimi Cakran-Mollaj12001 Ton naftë
Vendburimi Gorisht-Kocul29997.4 Ton naftë
Vendburimi Amonicë4366.5 Ton naftë
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol